“Dhe ata jetuan të lumtur përgjithmon…”
Kjo është fjalia përmbyllëse e çdo historie të treguar në përrallat për dashurinë e princit dhe princeshës. Në fakt, këtë fund e ëndërrojnë të gjitha vajzat që dëshirojnë të përjetojnë një fund të lumtur, si të një princeshe. Kur ato gjejnë dashurinë e tyre të jetës, ëndërrojnë për fustanin e bardhë, festën madhështore që do të organizojnë, buqetën me lule, por më kryesorja, ëndërrojnë unazën e martesës.
Kërkimi dhe gjetja e unazës perfekte është një mundim i gjatë, pasi pavendosshmëria mes rrezatimit të diamantëve apo gurëve të çmuar, rrathëve me shkëlqimin e florinjtë, kombinimi i unazave me partnerin, të kthejnë mendjen në një konfuzion të pa provuar ndonjëherë.
Faktikisht, përpara se të filloni kërkimin për unazën ideale, duhet të keni ide të qarta se çfarë detajesh do të ketë unaza që do të shkëlqejë në gishtin tuaj për vite me radhë.
Nga rrëfimet e çifteve që i kanë përjetuar më parë këto emocione, kanë treguar se unaza e duhur gjehet në momentin që ti kupton se ke rënë në dashuri me të, që me shikimin e parë, dhe sado të tjera të shohësh, mendja qëndron vetëm tek imazhi i saj.
Pikërisht ajo është e duhura për ju, sepse pikërisht ajo unazë do të qëndrojë gjatë në dorën tuaj dhe do t’ju bëjë të përjetoni të njejtat emocione që keni ndjerë ditën e parë.
Por mbi të gjitha, do të simbolizojë dashurinë tuaj që e ëndërroni ta përjetoni si në përralla, “duke jetuar të lumtur përgjithmonë…”
Aspa Gold është përfaqesues eksluzivë i disa brandeve të mirënjohura Europiane për rrathet e martesës si: Breuning, Valuora, Unoaerre. Ne gdhendim emrat, rrahjet e zemrave, ADN, shprehjen tuaj personifikuese, numrin e viteve… e çdo detaj në rrathët tuaj të marteses, fejesës apo përvjetorit, në përshtatje me ngjyrën e floritit, përmasat, numrin e gurëve të çmuar.