355 67 443 7404
+355 237 4736
info@aspa.al

Bukuria e një bizhuterie është subjektive, por nëse bizhuteritë kanë pjesë të tyre perlat, atëherë bukuria është e padiskutueshme.
Perlat kultivohen në ujëra të kripur dhe në ujëra të ëmbël.Tre lloje kryesore të perlave të kulturuara në ujërat e kripur janë: Akoya, Tahitian dhe Deti i Jugut. Këto perla përbëjnë afërsisht 5% të peshës totale të prodhimit global të perlave. Edhe pse ndajnë shumë karakteristika të njëjta, ato janë shumë të ndryshme, pasi secila prej tyre prodhohet nga specie të ndryshme të gocave të detit.
Ndërsa perlat e ujërave të ëmbla, përbëjnë afërsisht 95% të prodhimit të përgjithshëm global, por janë shumë më pak të vlefshme se perlat e ujërave të kripura. Kina prodhon shumicën dërrmuese të tyre.
Në momentin që do të dëshironi të blini perla ju duhet t’i vlerësoni ato sipas këtyre pesë vetive:
Shkëlqimi – shkëlqimi i ylbertë i perlës
Cilësia e sipërfaqes së perlave
Forma – që mund të jenë , rrumbullake, buton dhe barok
Madhësia – mund te jenë me diametër 8 deri 20 mm. Më e madhe se 20 mm është e rrallë dhe tepër e shtrenjtë
Ngjyra – e bardhë, argjend, trëndafil, krem dhe herë pas here ari, që është shumë e rrallë.
Aspa Gold ju ofron disa lloje bizhuterish 18 ct të ndërthurura me bukurinë e perlave, të cilat janë të çertifikuara nga “Emphasi”. Produktet tona përcjellin besueshmëri dhe garanci për një kohë të gjatë.

Kontakte


Telefon: +355 67 443 7404
Telefon: +355  237 4736
Email: info@aspa.al
Adresa: Rruga 28 Nentori – Elbasan.