Artizani i momenteve tuaja të veçanta
prej vitit 2004
ASPA Gold prej 15 vitesh është argjendaria e momenteve tuaja të veçanta. Gjithçka nisi si një deshirë e bazuar në profesionalitet… Një djalë i ri me shkollim argjendari, me dëshira dhe ambicie, nis punën në një punishte minimaliste.
Përkushtimi, serioziteti, inovacioni, dëshira për të dizenjuar të bukurën, i dha një formë pasionit në biznes me një nga argjendaritë e para në qytetin e Elbasanit. Sot ASPA Gold ju shërben klientëve të saj në Tiranë dhe Elbasan.
I kemi dhënë formë të bukurës me bizhuteri të të gjitha llojeve, për burra, gra e fëmijë. Kemi sjellë floririn 18 karat, pasi bizhuteritë për ne janë investim.
Duam që klientët tanë të shkëlqejnë me diamante të çertifikuar nga GIA (Instituti Amerikan i Çertifikimeve) me kthjelltësinë dhe qartësinë e pagabueshme të diamanitit.
Perla… unike…e kombinuar me gurë të çmuar. Çertifikuar nga Emphasis produkti ynë përcjell besueshmëri dhe garanci ndër vite.
Prioriteti ASPA Gold është të bëjë çdo klient të ndihet i veçantë. Sot jemi përfaqesuesit eksluzivë të disa brandeve të mirënjohura Europiane për rrathet e martesës. Breuning, Valuora, Unoaerre vlerësuan profesionalizimin dhe integritetin e ASPA Gold, duke i besuar emrin e tyre. Ne jemi unik sepse për ne, festat tuaja, përvjetoret, fejesa, martesa, janë po kaq te veçanta sa kujdesemi të kemi shumëllojshmëri produktesh të personalizuara.
Ne gdhendim emrat, rrahjet e zemrave, shprehjen tuaj personifikuese, numrin e viteve… e çdo detaj në rrathët tuaj të marteses, fejesës apo përvjetorit, në përshtatje me ngjyrën e floritit, përmasat, numrin e gurëve të çmuar.
Puna ne ASPA Gold është një traditë e krijuar dhe trashëguar në breza. Çdo herë vijmë ndryshe në shërbim dhe produkt. Na vizitoni në TEG, Tiranë dhe Elbasan.