355 67 443 7404
+355 237 4736
info@aspa.al

Diamanti është miku më i mirë i një femre. E kush nuk do e dëshironte një bizhuteri me diamante?
Ekzistojnë mite se Romakët dhe Grekët e lashtë besonin se diamantët ishin lotë nga perënditë ose copëzat e yjeve që binin. Gjithashtu Romakët besonin se shigjetat e Cupid ishin të lidhura me diamante.
Ato janë miliarda vjeçare, madje disa prej tyre janë më shumë se tre miliardë vjeçar. Diamantët janë formuar 100 milje nën tokë, por ato kanë dale në sipërfaqe nga shpërthimet e thella vullkanike. Janë krijuar vetëm nga një element, pra janë afërsisht 100% karbon. Për shkak të nxehtësisë dhe presionit të shumtë që ka nëntoka, atomet e karboni lidhen në një mënyrë unike duke krijuar strukturën e kristaltë të këtij guri shumë të rrallë.
Diamanti është substanca natyrale më e vështirë, ku e vetmja gjë që mund të gërvishtë atë është një diamant tjetër. Ato janë vlerësuar dhe lakmuar për mijëra vjet. Ekzistojnë prova që diamantët ishin mbledhur dhe tregtuar në Indi që në shekullin e katërt para Krishtit. Në shekullin e parë pas Krishtit, natyralisti romak Plini citohet të ketë thënë: “Diamanti është më i vlefshmi, jo vetëm i gurëve të çmuar, por i të gjitha gjërave në këtë botë.”
Por ky gur I çmuar ka disa detajet që ju duhet t’i keni parasysh kur të blini një të tillë.
Ato janë 4Cs e diamantëve:
– Karatin (Carat Wheight)
– Ngjyrën (Color Grade)
– Qartësinë (Clarity Grade)
– Prerjen (Cut Grade)

Aspa Gold ka pjesë të koleksioneve të saj diamante të çertifikuar nga GIA (Gemological Institute of America).

Kontakte


Telefon: +355 67 443 7404
Telefon: +355  237 4736
Email: info@aspa.al
Adresa: Rruga 28 Nentori – Elbasan.